Rakitiq për Messin: Nuk i duhet Botërori për të dëshmuar që është më i miri

Rakitiq për Messin: Nuk i duhet Botërori për të dëshmuar që është më i miri

Mesfushori kroat nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëlojtarin e tij te Barcelona.

Presion i madh për Lionel Messin në prag të Kupës së Botës, pasi gjithë sytë janë pikërisht tek ai që kërkohet ta fitojë një trofe me Argjentinën.

Por, sipas Ivan Rakitiq, bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Messi nuk ka nevojë për të fituar Botërorin për të dëshmuar që është më i miri, pasi ai tashmë e ka dëshmuar një gjë të tillë.

“Natyrisht se ai e meriton Kupën e Botës për atë se kush është ai. Futbolli nuk është tenis, nuk mund t’i bëni presion Messit duke thënë se ai vetë duhet t’ia fitojë Argjentinës Botërorin”, ka thënë Rakitiq.

“Ai e meriton atë, por janë 31 vende që e kanë ëndrrën e njëjtë. Nëse e fiton në fund, të gjithë do të jemi të lumtur për të. Megjithatë, historia e tij nuk do të ndryshojë edhe nëse s’e fiton”.

“Nëse jeni më i miri, jeni individualisht pavarësisht se a e fiton një apo 50.000 tituj. Një Kupë e Botës nuk do ta ndryshojë domethënien e Lionel Messit për futbollin”, theksoi ai.