Kandiati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka premtuar se do të bëjë reastaurimin e Xhamisë së Çarshisë, transmeton Kosova Post.
Sipas Ramës, kjo xhami, për fat të keq, është lënë anash me vite dhe për më keq, ajo po degradohet çdo ditë e më shumë.
Ai ka premtuar se në mandatin e tij do të mbrohen trashëgemitë kulturore, arkitekturale e shpirtërore, do të restaurohen, të mbrohen, e të mirëmenaxhohen.