Kryeministri Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit i cili do të vizitojë Ukrainën.
Lajmi bëhet me dije nga Vijesti, teksa njofton se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin.
Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazovic të vizitojë Kievin, shkruan Vijesti.
Ditën e djeshme , zyra e kryeministrit të Malit të Zi njoftoi se abazoviç e pranoi ftesësn.
“Siç ka paralajmëruar, Abazovic do të nisë një vizitë në Kiev, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.”
Sipas “Vijesti”, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të bihet dakord për një datë.
Në një bisedë me Zelenskin, Abazovic theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.abc.