“Shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë”, kështu e ka kosnideruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitën në Ukrainë të kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez, Dritan Abazoviç në Kiev.

Me një postim në Facebook, ku ka publikuar pamje nga takimi me dy liderët, Zelensky shkruan se partnerët ndërkombëtar vazhdojnë të shkojnë në Ukrainë, në mbështetje të vendit.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç”, shkruan Presidenti i Ukrainës.
Gjatë kësaj vizite në Ukrainë, Rama dhe Abazoviç kanë vizituare edhe zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, dhe më pas edhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Rama dhe Abazoviç u nisën mbrëmjen e djeshme drejt Kievit, ndërsa kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë shqiptare në Ukrainë, që prej nisjes së luftës. Shqipëria ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të BE kundër Rusisë./rtsh