Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbështetur vendimin e Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve, përcjell KosovaPost.
Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kosova tani duhet ta shmang bumerangun e këtij vendimi, që sipas tij mund të jetë ngrirja e konfliktit.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama.