Në fjalën e tij në mbledhjen e tetë të dy qeverive Kosovë Shqipëri në Prishtinë, kryeministri Edi Rama ka ftuar kryeministrin Kurti në Kuvendin e përbashkët Kosovë-Shqipëri, shkruan Kosova Post.
“Duke qenë se jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të kemi në nëntor kuvendin e përbashkët”, tha Rama.
Kryeministri Rama, ka vazhduar tutje me vizionin për thellimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme mes Kosovës e Shqipërisë, me ç’rast vuri në theks, bashkëpunimin akademik mes të dy shteteve, ndërsa theksoi hartimin e enciklopedisë shqiptare, sikur edhe për unifikimin e abetares.
Jemi në një situatë tjetër për 10 vjeçarët e ardhshëm. Tjetra që duhet ta theksoj, rezultat i punës së përbashkët, zbatimi i angazhimit me të dyja akademitë që nisin punën për enciklopedinë shqiptare, me financim të dy qeverive. Merr udhë si një vullnet i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Ashtu si kundër është këtu vendi i duhet për ta thënë se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin, puna vazhdon për fazën e dytë dhe jam i lumtur që do kemi mundësinë me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara.
Kemi folur dhe me përfaqësues shqiptar me Malin e Zi, Maqedonisë dhe do flasim dhe me Serbinë, që kjo abetare të shkojë e unifikuar te të gjithë shqiptarët.