Kryeministri Rama deklaroi se do ta bëjë sot vaksinën anticovid, jashtë radhe tha, por në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët.
“Ne e kemi edhe zinxhirin ftohës, pasnesër do te bëjmë publik me pamje vendin mënyrën e ruajtjes, të gjithë procesin në mënyrë që të jemi tërësisht transparent dhe për të treguar se gjithçka është e mirë përgatitur. S’kemi as më të pasurit as më të zotët në këtë luftë por s’jemi prapa askujt. Kjo është një arsye për të qenë krenarë duke filluar për vijën e parë, mjekë e infermierë që janë ekspertë.
Sigurisht që do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë, unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm dokrrat me cipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mijtë do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë si hyjnë e marrin atë që ju takon mjekëve infermierëve, policëve dhe të shëruarve.
Meqë kemi një grup konspirancioni dhe një pjesë do ta bëj sic e kanë bërë edhe kolegët e mi që drejtojnë vende të tjera. Nuk do dëshiroja t’i zija radhën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye.
Vaksina nuk është e detyrueshme, po është është e këshillueshme sepse është arma që mbron njeriun nga ky armik”