Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka folur për Gjykatën Speciale.
Rama ka thënë se pretendimet mbi të cilat po akuzohen ish-krerët e UÇK-së, janë lajmi më i tmerrshëm i rremë.
“Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye për këtë, jo pse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit te Evropës, por se pritem me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Shpresoj të kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj. Pretendimet të pavërtetuara të ish një prokuroreje e cila ishte në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, qoi në një mocion i paraqitur nga një parlamentar i partisë Rusia e Bashkuar që u shndërrua në një raport të Këshillit të Evropës i mbështetur në burime tejet rë dyshimta që më pas u shndërruan një rezolutë të kësaj asambleje që më pas quan në formimin e Dhomave të Specializuara”, tha ai.
Ai më tej përmendi historikun e raportit për trafikime organesh dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në kohën e luftës.
“Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë, ndërhyrja e parë e plotë e NATO-s njohu luftën e UÇK-së që solli pavarësinë pak vite më pas. Lufta është punë e shëmtuar është në natyrën e saj që dikush të preseupozojë që të dyja palët kanë shkaktuar dëme. Por lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme ishte shfaqja e përgjakshme. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte thirrje e dëshpëruar nga zemra e Evropës, dhe Bashkësia ndërkombëtare gjeti ndërgjegjen e Evropa gjeti busullën e saj morale dhe jo shumë pas kjo busullë humbi pikërisht në këtë ndërtesë”, theksoi kryeministri Rama.
Kryeministri kërkoi që këto pretendime të dyshimta të ndalën. “Ndaluni këto pretendime janë mjaft të dyshimta, shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu”, tha Rama.