Rama: Shkolla me tre turne, viti i ri mësimor do të nisë me rregulla të forta

Kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë detaje se si do të zhvillohet procesi i ri mësimor në kushtet e pandemisë .

Ai tha se do të ketë ndarje deri në tre turne dhe zbatim i përpiktë i udhëzuesit anti-COVID-19 të përgatitura nga Qeveria.

Për klasat me shumë nxënës do të aplikohen orë 30 minuta, ndërsa rregullat e përcaktuara nga autoritetet duhet të zbatohen me përpikëri, paralajmëroi Rama.

“Shkollat do të funksionojnë me një, dy apo deri në tri turne. 1097 kanë një turn, 479 kanë 2 turne dhe 183 kanë tri nënturne. Për shkollat me numrin të madh nxënësish, mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës”, tha Rama.

Ai tha se Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicionin një udhëzues të detajuar në funksion të vitit të ri shkollor 2020-2021, i cili sipas kreut të qeverisë duhet zbatuar tërësisht nga autoritetet përgjegjëse të arsimit në Shqipëri. /TCH/

Të ngjajshme

Tjera nga rubrika