Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastëritën e luftës së UÇK-së, percjell Kosova Post.
Rama në Facebook ndau një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm që e mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar.
Kujtojmë se Rama të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli edhe për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për të cilin tha se po vuan padrejtësisht dënimin.