Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro.
Rama ka shkruar në Facebook, se së bashkë me Kumbaron kanë shkëmbyer ide për të zhvilluar turizmin mes dy vendeve.
“Kënaqësi të takohem me miken time të mirë, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, me të cilën shkëmbyem ide të ndryshme për t’zhvillu e ndërlidhë më tutje turizmin në vendet tona, gjithmonë duke pasë parasysh mirëqenien e mjedisit”.
“Veç asaj, në kuadër të promovimit të eventeve kulturore, u dakorduam bashkë me Kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi që të organizojmë ‘Ditët e Prishtinës’ në Gjirokastër, për të forcuar më tutje sinergjinë mes dy qyteteve tona”, ka shkruar Rama në Facebook.