Rama takon Begajn, flasin pët thellimin e bashkëpunimit Prishtinë-Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.

Rama theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet më tej, duke u fokusuar në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet ndërmjet dy kryeqyteteve.

“Me fillimin e mandatit tim të ri si Kryetar i Prishtinës, e mirëprita Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, në Odën e Kryeqytetit. Ky ishte një fillim simbolik që pasqyron drejtimin tonë të përbashkët. Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të forcohet edhe më tej, në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet tona'< ka theksuar Rama.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish