Ramadani: Kot e ka Prokuroria me këto akuza, nuk do ndalem së kërkuari drejtësi

Ramadani: Kot e ka Prokuroria me këto akuza, nuk do ndalem së kërkuari drejtësi

Faton Ramadani nga Baica e Drenasit është përballur sërish me policin Sami Hasani. Kësaj radhe në një seancë gjyqësore e cila u mbajt në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Drenas.

Në këtë rast Ramadani akuzohet për ngacmim ndaj zyrtarit policor të Kosovës Sami Hasani.

Ramadani kishte publikuar në rrjetin social facebook fotografi të policit Hasani dhe shkrime që Hasanin e përshkruante si dëshmitar në rastin e vëllezërve të tij Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg për si të akuzuar për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe familjes së tij në vitin 2001.

Faton Ramadani pretendon se polici Hasani kishte dhënë deklarata të ndryshme në dëshminë e tij në atë kohë dhe me këtë sipas tij kanë pasur për qëllim që vëllezërit e tij të shpallen fajtorë.

Gjatë seancës, e cila ishte e treta në këtë rast tashmë i dëmtuari polici Sami Hasani tha se i akuzuari Faton Ramadani ia ka marrë fotografitë nga profili tij në facebook dhe i ka shpërndarë  ato me mbishkrime të cilat kanë qenë shqetësuese për të dhe familjen e tij.

Hasani tha se ndihet edhe i provokuar nga  Faton Ramadani dhe se nuk është marr fare me komentet dhe shkrimet drejtuar tij, por ka vendosur që të hap rast gjyqësor për këtë rast.

I pyetur nga prokurorja, Nebahate Salihu nëse kanë pasur diçka personale me të akuzuarin, Hasani thasë nuk kanë asgjë personale  dhe se ndihet i rënduar emocionalisht për shkak të situatës që është krijuar.

Ndryshe nga Hasani, i akuzuari Faton Ramadani  ka deklaruar se është i pafajshëm për veprën që ngarkohet duke thënë se nuk e ka ngacmuar i Hasanin për punën që bënë  si polic, por sipas tij i ka bërë publike deklaratat e rrejshme, të cilat Hasani i ka dhënë për rastin e vrasjes së familjes Hajra.

Në një deklaratë për Kosova Press, Ramadani pas përfundimit të seancës është shprehur i habitur se si Prokuroria e Shtetit nuk ka hetuar përmbajtjen e shkrimeve, të cilat i kishte postuar në Facebook.

Ramadani: Prokuroria nuk merret me përmbajtjen e shkrimeve

“Personi në fjalë i cili më ka akuzuar, Sami Hasani ka dhënë dy deklarata të rreme dhe unë i postoj gjitha çfarë ka prej lëndës në rrjetet sociale për të cilat nuk do të ndalem kurrë. Fillimisht më kanë marr disa kolegë të tij në Polici,  në pyetje me akuza të rënda kërcënim, krime kibernetike dhe akuza të tjera kur ka ardhur një avokaë me emrin Florent Latifaj e ka ndryshuar komplet akuzën me prova që nuk kishin të bëjnë kurgjo me mu. Tash pata ballafaqim direkt për ngacmim, para kësaj seance unë kom tregu se kjo për ngacmim nuk është që unë e kam prekur në punën që ai e bën tash, por unë jam çudit si qytetar i Kosovës qysh mundet me kanë në Polici një person si Sami Hasani i cila ka dhënë dy deklarata të ndryshme për çudi prokuroria fare nuk është marr me mbishkrimet por është marr me pse po publikoj, pse kam bërë foto publike sikur në atë foto të kisha lavdëruar punën e Sami Hasanit ose Sami Hasani n unë nuk do isha këtu por unë kam kallxu që ka dhanë deklarata të rreme”, tha Ramadani.

Sipas tij edhe përkundër të gjitha këtyre ai nuk do të dnalet së publikuari fakte që kanë lidhje me dënimin e vëllezërve të tij.

Sipas, Ramadanit  Prokuroria e Shtetit nuk ka fare prova, por po e mbron policin, Sami Hasani i cili sipas tij duhet të gjykohet për deklarata të rrejshme dhënë para hetuesisë dhe porkurorisë në kohën kur është marrë në pyetje për rastin “Hajra”.

Ramadani tha se në lidhje me akuzat ndaj tij nuk kanë asnjë dëshmi dhe se është i sigurt se do të dalë i pafajshëm.

Ramadani: Prokuroria nuk ka fare prova

“Realisht prokuroria nuk ka kurrfarë prove, polici në fjalë sapo e dha një falsifikim gjoja një postim që nuk ka datë as kurgjo,  që nuk ka postim që nuk e qet datën, por prokuroria realisht i mbron këta policë që duhet të gjykohet për ato deklarata të rreme e jo me kanë në Polici, por ky është shteti jonë”, tha Ramadani në një deklaratë për KosovaPress.

Gjatë seancës gjyqësore e cila ka qenë e hapur për publikun por që deklarata me zë e të dëmtuarit Hasani nuk është lejuar të xhirohet nga gjyqtari i Trupit Gjykues. Kjo është bërë me kërkesë të dëmtuarit Sami Hasani.

Faton Ramadani është vëlla i Burim dhe Arsim Ramadanit, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg për vrasjen e Hamëz Hajrës dhe familjes së tij.

Për këtë rast shumë persona janë dënuar me shumë vite burg, ndërsa pas ardhjes së EULEX-it shumica nga ta janë liruar të pafajshëm, ndërsa  në burg kanë mbetur vëllezërit Ramadani dhe Arben dhe Jeton Kiçina.

You may also like

Këto janë tri llojet e kancerit të lekurës dhe simptomat e saj

Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë,