Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kujtuar 31 vjetorin, ditën e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, e vitit 1990, shkruan Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Haradiaj ndër të tjera ka shkruar se 2 Korriku mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.
Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.
2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
RH