Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.
Haradinaj ka shkruar në Facebook, se po fillon garën për president nga Prizreni, vendi ku shqiptarët kanë shkruar historinë e një shekulli më parë.
“Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj
Postimi i plotë:
Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara!