Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e rënies ka kujtuar heronjtë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahun.
Haradinaj ka thënë ata u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit për Kosovën, transmeton Klan Kosova.
“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve”.
“Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë: