Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllanë e tij Enver Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se “shqiptarët e zotë nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine”.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”, ka shkruar kreu I AAK-së.