Pas diskutimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka thënë se raportet me Kosovën janë të forta dhe se nuk do të ndryshojnë.
Në një konferencë për medie, ai mirëpriti diskutime të tilla me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Abbott tha se mirëpret diskutime të tilla me deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress.Abazi, tha se me ambasadorin është diskutuar edhe për liberalizimi e vizave dhe për rolin që Mbretëria e Bashkuar mund luajë dhe si mund të ndikojë te ato vende që se kanë njohur pavarësinë.