Mesatarisht pesë fëmijë janë vrarë ose plagosur çdo ditë për 14 vitet e fundit në Afganistanin e shkatërruar nga lufta, thhet në një raport të publikuar së fundmi.
Sipas të dhënave, të paktën 26,025 fëmijë të vrarë ose gjymtuar nga 2005 në 2019 ka bërë publike Save the Children.
Organizata bamirëse u ka kërkuar kombeve donatorë të mbrojnë të ardhmen e fëmijëve afganë përpara një takimi kyç në Gjenevë.
Dhuna ndaj fëmijëve është rritur vitet e fundit, ndërkohë që është kategorizuar si një nga 11 vendet më të rrezikshme në botë përsa i përket rritjes së të miturve.