Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Fcebook ka komentuar Raportin e Progresit duke shkruar se ky Raport për Republikën e Kosovës, përherë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë e Kosovës,transmeton Kosova Post.
“Raporti për vendin për Republikën e Kosovës, përherë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë e Kosovës. Ky është ndryshim dhe sukses i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm sa i përket punëve brenda, por sidomos edhe imazhit jashtë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Raporti për vendin për Republikën e Kosovës, përherë të parë nuk përmban asnjë vërejtje dhe vlerësim negativ për Qeverinë e Kosovës. Ky është ndryshim dhe sukses i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm sa i përket punëve brenda, por sidomos edhe imazhit jashtë. Ashtu siç kemi deklaruar, këto dy anë janë të pandashme.
Kosova me qeverisjen e re është më afër se kurrë me përpjekjet, por edhe vlerat e parimet thelemore europiane.