Sipas informatave, rasti është raportuar dje paradite dhe ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh “viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasoj kishte humbë jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”
Në raport, nuk jepen detaje të tjera./KosovaPost/