Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hoqë e Madhe, Rahovec, është raportuar për një vdekje të dyshimtë, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet e raportit:
“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 13.04.2021-08:05. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.”
Po ashtu bëhet e ditur se për rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti thuhet se është ende nën hetime./KosovaPost/