Ushtria azerbajxhanase i është kundërpërgjigjur palës armene, transmeton KosovaPost.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në Republikën Autonome Nakhchivan, shkruan AA.
Në deklaratën e ministrisë, thuhet se nga pozicionet pranë fshatit Arazdeyen të provincës Vedi të Armenisë, pozicionet e Azerbajxhanit në vendbanimin Hyderabad të provincës Sederek të Nakhchivan-it u sulmuan rreth orës 03:45 sipas kohës lokale.
Gjithashtu thuhet se nuk kishte humbje jete në mesin e ushtarëve azerbajxhanas dhe se kishte përgjigje me zjarr hakmarrës ndaj palës armene.