Persona të maskuar raportohet se kanë sulmuar ekipin e KALLXO.COM.
Sipas raportimit të mediumit, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e veriut.
Tutje sipas KALLXO.COM ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.
Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.