Milot Rashica është bërë lojtari i parë kosovar që ka shënuar gol në Premier League të shtunën kur e ka kaluar në epërsi Norwich City ndaj Liverpoolit. Por kjo nuk ka mjaftuar pasiqë në fund Norwich ka humbur ndeshjen.
Rashica realizoi në minutën e 48-të të ndeshjes, pasi Joshua Sargent pasoi topin, kurse Rashica gjuajti nga një distancë prej 20 metrash, transmeton RtkLive.com
Liverpool u kthye në lojë, duke fituar me rezultat 3-1. Mane (64’), Salah (67’) dhe Diaz (81’) realizuan për Liverpoolin.