Ylli i Kosovës dhe Norwich Cityt, Milot Rashica ka dhuruar spektakël në një aksion gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së parë të Ligës Premier.
Norwich City e ka mbyllur me disavantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Reds.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Diogo Jota në minutën e 26-të të ndeshjes.
Në këtë takim ka debutuar edhe ylli i Kosovës, Rashica, i cili para disa javësh kompletoi transferimin e tij te Norwich nga Werder Bremeni.
Në aspektin individual, debutimi i Rashicës ishte perfekt në pjesën e parë të ndeshjes.
Në një aksion në fund të pjesës së parë, sulmuesi vushtrrias ka trullosur kundërshtarin e tij grek, Kostadinos Tsimikas.
Rashica mori një top në krahun e djathtë teksa dribloi në dy raste grekun, duke ia futur topin mes këmbëve