Në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 5 persona, ndërsa janë shëruar 761, kurse nga 3.084 mostra të marra kanë rezultuar 506 raste pozitive, shkruan Kosova Post.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë nga këto komuna:
Prishtinë 86 raste, Mitrovicë 56 raste, Ferizaj 51 raste, Gjilan 49 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 31 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Gjakovë 26 raste, Vushtrri 25 raste, Prizren 15 raste, Rahovec 12 raste, Viti 12 raste, Leposaviq 11 raste, Drenas 10 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 9 raste, Obiliq 9 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Skenderaj dhe Istog.