E pata njetë që të marrë pjesë në debatin e organizuar mbrëm në teatrin Oda por i lodhur pas grevës, më kish pas kllapitë gjumi e gjumi është gjysmë deke thonë populli…
Shkruan: Sokol Plakolli
Gjatë kohës sa unë isha në gjumë, andej po zhvillohej debati e pashë një andërr frymëzuese. Në andërr erdhi një ide, një ide tabu të cilën do e tregoi në fund të këtij reagimi.
E kujtoj vitin 2011, kohën e asociacionit: LISTA E ZEZË, asociacion i cili merrej me luftimin e plagjiaturës dhe korrupsionit në teatër ndër reagimet e para ishte një kallxim në AKK për vjedhjen sistematike të 18 mijë litrave naftë nga sistemi i ngrohjes në TKK.
Në kallxim kishte edhe dy raste tjera për hetim. Në fund të denoncimit të rastit unë kisha shkruar edhe emrin dhe mbiemrin tim. Hetuesi këmbëngulte që denoncimi të mbetej anonim unë këmbëngulja që emri im të mbetej i hapur. Ma shumë frikësohej hetuesi për mua sesa unë veten time, në fundë ai më tha, “ja koke fort trim ja koke fort axhami”. Menjëherë pas kallximi pata realizuar një konferencë për media para portës hyrëse të TKK së, atë botë kolegët, komuniteti, veprimet e mia dhe mua më shikonin si “arushën në cirk” … Kështu vazhdoi loja kundër plagjiaturës dhe hajnive, ku unë arusha e vetmuar vet i bisha tupanit vet kcejsha. Pas një kohe erdhë Agim Sopi në “Kafe Z” dhe kërkoi nga unë që një denoncim të shkruar nga ai unë ta dërgoja në AKK denoncimi ishte kundër Jeton Neziraj dhe disa anëtarëve në Qendrën Kinematografike. E printova kallximin e Gimit dhe e dërgova në AKK atë botë më dukej vetja trim, pastaj e kuptova se Gimi është në hetime nga AKK prandaj më lutej mua Arushës cirkut që kallximin e tijë ta dërgoja unë në AKK. Ha ha ha…
Kalonin kohët e të zezat nuk ndaleshin, krejtë dërgonin kallxime në AKK u shpeshtuan edhe paditë, atëbotë unë vendosa që të realizoj një cikël debatesh të hapura për teatrin në Teatrin Kombëtar. Në debatin e dytë, çka me pa, dy kolegë, aktorë, tash marakli në debate të hapura për teatri, Adrian Morina dhe Armend Isamaili me brisk i prenin njoftimet e mia për debatin, në vendë që të vinin në debat e të ballafaqoheshim ata si dy bandit grryenin njoftimet e debatit. Dikush i fotografoi dhe mi dha fotografitë, rasti banidtesk shkoi në polici. Debateve publike ju ore rruga.
Pas disa vitesh dështime të rasteve të kallxuara, nga anti korrupsion shkoi i korruptuari Hasani dhe filluan të funksiononin paditë, u deshtën 10 vite 2011 – 2021 një dekadë angazhim që të korruptuarit të realizojnë debat kundër ANTI KORRUPSIONIT.
Ishte tejet frymëzuese kur i pashë të korruptuarit, me ujë të vokt e me sapun duke u munduar të ja lajnë njani tjetrit njollat e pa shlyeshme të mëkatit. Art e hajni bashkë nuk shkojnë, thash me veti në gjumë.
O Zot sa mu dhimt vetja kur i Kujtova 10 vite përpjekje që të vije deri akti i parë. Kur krimineli i korruptuar nën petkun e artistit, thërret gjykatësin e drejtë në debat, qëllimi nuk është debati por që t’ i kërkoi, që t’ia falë krimin e tijë ngase ai, krimineli, krimin e ka kryer në emër të artit. He he he. Vërtetë paradoksale.
Megjithatë ky debat u bë shkas që të më lindë ideja për një nismë të re. Andrra profetike më tha: Hartoje një peticion për një ndryshim kushtetues përmes së cilit. Bashkëpunëtorëve të Sërrbisë të ju merret letërnjoftimi e pasaporta dhe të deportohen në Sërrbi.
Kjo nismë e re në shikim të parë mundë të duket absurde si puna e LISTËS SË ZEZË në vitin 2011, por në fakt është nismë tejet karizmatike dhe e domosdoshme.
Më është krisur në kokë që të hapi një peticion për të bërë këtë ndryshim kushtetues. Ky ndryshim kushtetues është jetik dhe i domosdoshëm për vendin.
Ndryshimin kushtetues ka të bëjë me armiqt e brendshëm të Kosovës, armiq të cilëve historikisht ua kemi pa sherrin. Më saktësisht ka të bëjë me Shqipëtarët që punojnë kundër Republikës së Kosovës. Plot e shtete serioze me kushtetutë po i varnin në litarë në shesh armiqtë e brendshëm. Ata të cilët në bashkëpunim me armikun punojnë kundër interesave të shtetit të vet. Ideja ime është pak më e butë sesa varja në litarë. Propozoi, që kësaj sorte të prishur, të ju merret leja e njoftimit dhe të deportohen për në Sërrbi, Rusi etj… Kjo ide mundë të ju duket “tra la la” por ju siguroi se pas 5 ose 10 vjetësh do ju bijen në mendë fjalët e mia.
Dhe ju siguroi se nëse Sërrbët nuk do të i likuidojnë këta argat të tyre, ashti siq i kanë likuiduar historikisht Rrahman Morinën e etj. Pas një dekade prap do ta kemi një debat publik me titull A ËSHTË FER SHPALLJA NON GRATA E ARTITËVE KOSMOPOLITAN”. Debati do të organizohet nga të shpallur NON GRATA. Dhe për fat të zi prognozat e mia gjithmonë kan dalë të qëlluara.