Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Labi jep lajmin e trishtë, ndërron jetë Floriana Musliu që vuante nga kanceri

    Labi jep lajmin e trishtë, ndërron jetë Floriana Musliu që vuante nga kanceri

    Buleshkaj: E padrejtë të futen në një “thes” veprat penale të kandidatëve

    Buleshkaj: E padrejtë të futen në një “thes” veprat penale të kandidatëve

    Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

    Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

    Edhe sa pacientë me koronavirus mund t’i pranojë QKUK-ja?

    5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19

    BE shtyn lëshimin e ‘pasaportave të vaksinimit’

    BE shtyn lëshimin e ‘pasaportave të vaksinimit’

    Biden iu kërkon falje ushtarëve që fjetën në parkingje, Zonja e Parë iu dërgon biskota

    Biden iu kërkon falje ushtarëve që fjetën në parkingje, Zonja e Parë iu dërgon biskota

    105 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

    105 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

    Zarif: Dritarja e mundësive për administratën e re të SHBA do të jetë e hapur

    Zarif: Dritarja e mundësive për administratën e re të SHBA do të jetë e hapur

    Ikja e të rinjve, fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë

    Ikja e të rinjve, fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “The Simpsons” ia qëllon përsëri, parashikon një pjesë të inaugurimit të Bidenit

    “The Simpsons” ia qëllon përsëri, parashikon një pjesë të inaugurimit të Bidenit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 23 janar

    10 flamujt më të vjetër në botë, e pabesueshme ku renditet Shqipëria

    10 flamujt më të vjetër në botë, e pabesueshme ku renditet Shqipëria

    Greta Koçi braktis Shqipërinë, pse u largua këngëtarja?

    Greta Koçi braktis Shqipërinë, pse u largua këngëtarja?

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 22 janar

    Ndëshkimi i çuditshëm ndaj turistëve në Bali nëse kapen pa maska (Video)

    Ndëshkimi i çuditshëm ndaj turistëve në Bali nëse kapen pa maska (Video)

    Kejvina Kthella thyen pjatat në restorantin në Dubai, çfarë ndodhi? (Foto)

    Kejvina Kthella thyen pjatat në restorantin në Dubai, çfarë ndodhi? (Foto)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari Historik, 21 janar

    Rihanna shfaqet me syrin e nxirë dhe fytyrë të mavijosur, për çfarë bëhet fjalë?(Foto)

    Ja si e shprehu Rihana gëzimin e inaugurimit të Joe Bidenit (Foto)

    Kalendari historik

    Kalendari historik, 20 janar

    Pas postimit pro palestinezëve, në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës (Foto)

    Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën. Dua i tregon gjithë botës zakonet shqiptare

    Kush preket më tepër nga ‘syri i keq’: Teologu shpjegon gjithçka

    Kush preket më tepër nga ‘syri i keq’: Teologu shpjegon gjithçka

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Reagime në Prishtinë, rajon dhe BE për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi

5 muaj më parë
në Kryesore, Lajme
Kosova dhe Serbia u pajtuan për përdorimin e përbashkët të Ujmanit
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua të premten në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit, Donald Trump, u mirëprit në Prishtinë nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe partitë në pushtet, por, nuk u duartrokit nga partitë opozitare. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Uashington, tha se kjo marrëveshje e arritur, është një hap i madh drejt normalizimit të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira”, tha Hoti.

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel (DW/A. Bajrami)

Thaçi: Kosova i beson SHBA-së

Lexo Edhe:

Nga 2023-ta mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të

A do të pranojë Hoti propozimin e Vjosa Osmanit për drejtor të AKI-së?

I pari që përshëndeti marrëveshjen nga Kosova ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili shkroi se, “Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike”, shkroi Thaçi në profilin e tij social, duke thënë se populli i Kosovës i beson SHBA-së.  “Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik”.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e qeverisë. Haradinaj, gjatë ditës para se të nënshkruhej marrëveshja kishte mësuar se në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përfshirë edhe Liqeni i Ujmanit dhe kjo bëri që Haradinaj ta kundërshtonte marrëveshjen, madje të kërcënonte me largim nga qeveria. Por, më vonë marrëveshja u mbështet nga ai, pasi siç thotë “nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit”. “Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, shkroi Haradinaj. Megjithatë, në marrëveshjen e arritur, sa i përket Liqenit të Ujmanit thuhet se palët janë pajtuar që Departamenti Amerikan i Energjisë të kryejë një studim fizibiliteti për ndarjen e këtij liqeni.

Kosovo Präsident Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/C. Huby)

Opozita në Kosovë kundërshton marrëveshjen – dëm për Kosovën

Dy partitë opozitare lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e duartrokitën marrëveshjen. Përkundrazi. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se “kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës”. “E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, shkroi Haxhiu.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, e ka cilësuar si shans të humbur nga delegacioni kosovar, për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. “Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në një komunikatë të PD.

Bashkimi Evropian i përmbajtur ndaj marrëveshjes

Me komente të matura për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë u shprehe Bashkimi Evropian. Në reagimin e BE, thuhet se ” BE e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”. “Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell. Marrëveshja u përshendet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cila sipas tij, “është vazhdim i rrugës drejt njohjes përfundimtare”. “Arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”, shkroi Rama.

Deutschland Berlin | Video-Gipfeltreffen zum Westbalkan-Konflikt (picture-alliance/dpa/Bundesregierung/S. Kugler)Samiti virtual i Ballkanit Perëndimor me kancelaren Merkel e presidentin Macron, 10.07.2020

Vuçiq: Kosova “nuk është njohur”

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”. “Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiq citojnë mediet në Serbi.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cilësoi si një hap drejt stabilizimit të rajonit. “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”, shkroi Gjukanoviq në Twitter.

USA will Sonderwirtschaftszone für Serbien und Kosovo (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci)

Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ekonomike

Pikat kryesore të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në Uashington:

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

–  Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

– Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

– Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

– Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

– Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

– Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

– Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

– Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

– Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

– Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

– Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

– Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

– Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

– Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

Etiketat: Avdullah HotiHashim ThaçiMarrveshja Kosove-Serbireagimet
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Gjyqi kundër Trumpit nis më 8 shkurt

Gjyqi kundër Trumpit nis më 8 shkurt

23 Janar, 2021
Labi jep lajmin e trishtë, ndërron jetë Floriana Musliu që vuante nga kanceri

Labi jep lajmin e trishtë, ndërron jetë Floriana Musliu që vuante nga kanceri

23 Janar, 2021
Pse shumë njerëz konsumojnë kafe me limon?

Pse shumë njerëz konsumojnë kafe me limon?

23 Janar, 2021
Buleshkaj: E padrejtë të futen në një “thes” veprat penale të kandidatëve

Buleshkaj: E padrejtë të futen në një “thes” veprat penale të kandidatëve

23 Janar, 2021
Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

23 Janar, 2021

Tjera nga rubrika

Avdullah Hoti alarmon se vendi është në udhëkryq të madh

Inspeksioni i Prishtinës e dënon LDK’në sërish me 2 mijë euro

17:25

Pas postimit pro palestinezëve, në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës (Foto)

Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën. Dua i tregon gjithë botës zakonet shqiptare

18:43

Gjeniu i vogël po diplomon në universitet në moshën 9-vjeçare

Pse dështoi gjykimi për korrupsion në rastin e njohur si ‘Diploma’

14:33

Ambasada franceze-Ramës: Jemi donatori më i madh në Shqipëri, s’mund të akuzosh një vend mik

Ambasada franceze-Ramës: Jemi donatori më i madh në Shqipëri, s’mund të akuzosh një vend mik

17:30

Shënohen 10 raste të vdekjeve dhe 111 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 320 raste të reja pozitive me COVID-19

15:03

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.