Ditët e fundit ishin shumë të vështira për Almedën.
Dita e djeshme ishte e mbushur me stres për Almedën dhe Tolgahanin pasi djali i tyre siç raportuan mediat turke i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.
Efehani i vogël u desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë ai shkoi shumë mirë.
Pasi që operacioni zgjati disa orë, operimi i Efehanit përfundoi me sukses por përsëri çifti nuk e përballuan mirë gjendjen e djalit.
Mediat turke thonë se Almeda gjatë gjithë operacionit ishte duke qarë.
Aktorja shtoi “Djalin tim e kapi syri i lig,”- tha ajo, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga.
Çifti ka vendosur ta ekspozojë edhe përmes fotografive vogëlushin që prej ditës së parë të ardhjes së tij në jetë.
Shpresojmë që Efehani të jetë shëndoshë e mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë!