Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar kundër sulmeve ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, duke i quajtur ato të papranueshme, përcjell Kosova Post.
Ambasadori Rohde i ka quajtur të papranueshme edhe skenat e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.