Avokati Tomë Gashi që për shtatë vite është marrë me vrasjen e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan në Facebook se prokuroria duhet të merr në pyetje edhe Visar Ymerin për këtë vrasje, dikur kryetar i kësaj partie.
Gashi shkruan duke pyetur prokurorinë pse nuk e ka marrë ndonjë deklaratë asnjëherë nga Visar Ymeri.
Ndërkaq thotë se në intervistimin e ministers Albulena Haxhiu, që do të bëhet nesër prokuroria nuk ua lejon të marrin pjesë.
Postimi i plotë:
Pse kështu o prokuror pse ?
A ka marrë ndonjë herë deklaratë prokuroria nga zotni Visar Ymeri për këto 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit ne nuk e dijmë.
Ndoshta po ndoshta jo, por Prokuroria po ka më shumë dëshirë të merret me Ministren Albulena Haxhiu.
Për deklaratë eventuale të Visar Ymerit nuk dijmë asgjë.
Për deklaraten e Albulenës Prokuroria nuk na lejon të marrim pjesë gjatë intervistimit të saj që do të bëhet nesër në ora 10:00.
Pse kështu o Prokuror pse?