Në kampanjën #Ndrysho_ua_për_shaminë që është inicuar nga ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha dhe aktivisti Liridon Kurti është kyqur edhe hoxha i njohur Dr. Shefqet Krasniqi, njofton Kosova Post.
“Iniciativa është vazhdim iniciativave të mëhershme që nga paslufta dhe nuk do ndalen me emrin e Allahut derisa muslimanët t’i gëzojnë të drejtat e tyre që i’a jep Zoti nga lart në qiell dhe u’a grantojnë ligjet poshtë në tokë tha Dr. Shefqet Krasniqi në lidhjen direkte në emisionin Paradite n’RTI”.
Shamia është pjesë e identitetit të femrës besimtare, femrës krishtere, femrës çifute, është e drejtë fundamentale e saj!
“O ndreçe punën mirë ose leje krejt” ishte pergjigja e Dr. Shefqet Krasniqit rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se duhet të ketë një prag të moshës 16 vjeçare që të lejohen për të vazhduar shkollimin.