Para disa ditësh mediumi slloven Necenzuriano, publikoi një letër në të cilën shpjegohej strategjia e zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet të ashtuquajturit “vizatim i kufijve”, shkruan Kosova Post.
Por Ministri për Çështje Evropiane Michael Roth, i Qeverisë Federale të Gjermanisë, ka thënë se ideja e ndryshimit, apo vizatimit të kufijve të rinj në Ballkan, është e rrezikshme.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Ministri Roth.
Ai këtë koment e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter:
Countries on #WesternBalkans have a future only as multiethnic and multireligious societies. Regional reconciliation and cooperation are the keys for peace, democracy and prosperity. Drawing new frontiers is a dangerous path. 🇪🇺🇷🇸 🇲🇪 🇲🇰 🇧🇦 🇽🇰 🇦🇱🇪🇺
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) April 16, 2021
Qëndrimi i Gjermanisë, nuk është luhatur tash e sa kohë rreth çështjes së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, meqë edhe Kancelarja Angela Merkel, është shprehur disa herë kundër këtij opsioni./KosovaPost/