Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje A lbulena Haxhiu ka reaguar pas sulmit fizik brutal ndaj gazetarit të Insajderit Visar Duriqi, shkruan Kosova Post.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, këtë sulm e ka quajtur cenim i mendimit të fjalës së lirë.
Tutje ajo ka theksuar se çdo sulm ndaj mendimit të lirë është sulm ndaj lirisë e që pa këtë të fundit nuk mund të ketë as mendim.
“Gazetarit Duriqi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe i bëj thirrje organeve të rendit që sa më parë dhe me prioritet të trajtojnë sulmin e mbrëmshëm”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Nuk duhet me domosdo të pajtohemi me mendimet, por medoemos nuk duhet të pajtohemi me asnjë sulm ndaj mendimeve e shprehjes së lirë. Sulmet e tilla fizike si kjo ndaj gazetarit Duriqi janë cenim i mendimit e fjalës së lirë. Në shoqërinë tonë këto janë të patolerueshme. Çdo sulm ndaj mendimit është njëherazi sulm ndaj lirisë, ndërkohë që pa këtë të fundit nuk mund të ketë as mendim. Andaj, çdokush ka të drejtë të mendojë dhe të shprehet lirshëm.
Gazetarit Duriqi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe i bëj thirrje organeve të rendit që sa më parë dhe me prioritet të trajtojnë sulmin e mbrëmshëm.