Kreu i LDK-së, Isa Mustafa e vlerësuar si të padrejtë vendimin e qeverisë Kurti për masë policore. Sipas tij, vendimet e tilla merren vetëm me dy të tretat e votave të Kuvendit në të kundërten siç tha ai shkelet Kushtetuta, shkruan Kosova Post.
Postimi i plotë:
Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM