Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ashpër pas shkrimit satirik të publikuar nga deputeti i PDK-së Ardian Kastrati,drejtuar presidentes tashmë të zgjedhur Vjosa Osmani, shkruan Kosova Post.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Berisha ka shkruar se është joburrërore të ofendohen zonjat, dhe jo që është mungesë kulture, por është edhe gjynah ta përqeshësh dikë në bazë të pamjes së jashtme, s’ka më turp e më gjynah.
“Nuk ta lejon gruaja shqiptare. Rrugaç!”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Llukizmi është diskriminim në bazë të pamjes së jashtme!
Jo që është joburrërore të ofendohen zonjat, dhe jo që është mungesë kulture, por është edhe gjynah ta përqeshësh dikë në bazë të pamjes së jashtme, s’ka më turp e më gjynah.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, po zgjedh femra!
I paska do kritere ky se si duhet të duket gruaja shqiptare ‘për të’.
Po u gjen behane grave shqiptare, nuk po i pëlqejnë, s’po ia mbushin syrin.
More ti nuk guxon t’i diskriminosh gratë.
Nuk ta lejon gruaja shqiptare.
Rrugaç.
P.S. Gërdia e PDK-së 🤮