Kompania MLK Mining LLC (Moxico Luma Kosovo Mining LLC) ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga gazeta Infokus me titullin“Pas raportimit të Infokusit edhe një kompani i reagon ministers Hajdari që bllokoj investimet milionëshe”. transmeton Kosova Post.
Në reagim është thënë se”në përgjigjet dhënë këtij mediumi askund nuk kemi thënë se na është bllokuar projekti nga ndonjë institucion. Vleresojmë se përgjigjet tona nga mediumi në fjalë janë përdorur, me ose pa qëllim, në një konotacion tjetër, duke e dëmtuar reputacionin tonë si kompani dhe procesin në të cilin jemi si investitor strategjik.”
Tutje është thënë se përmes këtij reagimi ndaj mediumit Gazeta Infokus, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se MLK Mining LLC (Moxico Luma Kosovo Mining LLC) ka marrë Statusin e Investitorit Strategjik më 21 Dhjetor 2020 me vendim të Qeverisë Nr 13/50./KosovaPost/