Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve qeveritare në Kosovë për të refuzuar kërkesën e drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën.
“Në momentin kur qytetarët tanë po përballen me përmbytje të tmerrshme,… në Prishtinë ata luajnë disa lojëra politike për të fituar pikë politike në fushatën parazgjedhore”.
“Ajo që na zhgënjen është heshtja e bashkësisë ndërkombëtare që është më e ftuar të reagojë ndaj këtyre provokimeve dhe shkeljeve të marrëveshjes. Pyesim veten nëse kjo heshtje është një shenjë e miratimit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Ndryshe, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë, Petar Petkoviqit.