Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi ka shkruar në rrjetet sociale, duke thënë se Robin Krasniqi e meritoi fitoren ndaj Dominic Boeselit.
Boksieri nga Kosova, Robin “Haxhi” Krasniqi humbi përballjen ndaj Boeselit të vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.
Humbja e djaloshit nga Juniku erdhi pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve, ku dy ishin në favor të gjermanit Boesel dhe një në favor të Krasniqit.
Kështu mendon edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili mendon se Robini e meritoi më shumë fitoren.
“Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel bën një meç të jashtëzakonshëm”.
“Mendoj se meçi i tretë mes tyre do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij privat në Facebook.