Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara nga organizata “Europa Nostra”, shkruan Kosova Post.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Manastiri i Deçanit nuk është cënuar asnjëherë nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, por përkundrazi.
“Për këtë kan të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kan vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë.
Synim i yni është realizimi i konceptit për zhvillim Ekonomik, përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me nji mirëqenie me të lartë ekonomike.
Kaq e thjeshtë është!
Asgjë pertej kësaj!
Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbeshtesin kauzat e sëmuara të manastirit, janë që ta ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarve të Deçanit.
E kemi theksuar gjithmon sot e tërë ditën, jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit, andaj mos investoni askush të jetë ndryshe.
E them me pëgjegjësi të lartë se, asnjiher Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqipëtarë të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht.
Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastirë është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel.
Për këtë kan të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së.
,,Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dijnë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatrimtare Serbe ushtruar mbi shqipëtarët.
Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet në të cilin gjindet edhe trashegimia botrore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndertuar e i ruajtur nga vet ne.