Reagon UEFA, tregon të vërtetën!

Reagon UEFA, tregon të vërtetën!

Mediet italiane kishin shkruar se UEFA i’a ka refuzuar Milanit propozimin për të ashtuquajturën “marrëveshjen vullnetare” për parametrat e Financial Fair Play (FFP).

Pas këtyre reagimeve ka reaguar UEFA, e cila me anë të një komunikate thotë se këto janë thashetheme të pabaza.

UEFA njofton se të premten do të mblidhet komisioni dhe vendimi do të merret vetëm javën tjetër, prandaj askush nuk e di ende atë vendim.

“Thashethemet që janë raportuar sot janë të pabaza”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

“Komiteti do të mblidhet të premten dhe vendimi do të merret vetëm javën e ardhshme. Komisioni që është trup i lirë, ende nuk ka marrë vendim përfundimtar në dosjen që është paraqitur”.

Milan kishte propozuar një plan për të treguar stabilitetin ekonomik të klubit për disa vitet e ardhshme, me të cilin zyrtarët e skuadrës italiane shpresojnë që ta bindin UEFA-n të mos vendos sanksione ndaj tyre.

Related Posts

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata