Kush humbet është jashtë. Prej vitesh “El Clasico” nuk kishte një rëndësi të tillë. Për këtë arsye, sfida mes rivalëve të përjetshëm të Real Madrid dhe Barcelonës po pritet me shumë ankth në La Liga.
Pas një sezoni të nisur keq, gjigandët e futbollit spanjoll janë kthyer bindshëm në garën për titull, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Atletico Madrid.
Trajneri madrilen duhet të improvizojë sërish në mbrojtje, ku duhet të bëjë pa dy kolona të rëndësishme si Sergio Ramos dhe Varane. Po ashtu në dyshim të fortë mbetet Carvajal, ndërsa nuk do të luajë Hazard i dëmtuar. Nga ana tjetër, Koeman vazhdon të mos ketë në dispozicion Pique. Por këto janë vetëm detaje dhe nuk ndryshojnë prestigjin e “El Clasico” që në në këtë sezon ka edhe peshën e titullit kampion.