Skuadra e Real Madrid ka shënuar një fitore të madhe në luftë për titullin e La Ligas.
Djemtë e Zinedine Zidanes fituam 2 me 0 kundër Osasunas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Fillimisht ishte Militao që kaloi madrilenët në epërsi 1 me 0, pastaj Casemiro që dyfishoi epërsinë.
Casemiro with a second goal for Real Madrid, I saw it coming after the first 🔥
— UNITED EXTRA (@UTDEXTRA_) May 1, 2021
Me këtë fitore, Real Madrid mbetët në luftë për titull. Ata janë në pozitën e dytë me 74 pikë, dy më pak se lideri, Atletico Madrid (76)