Rebelohet ambasadori, nuk dua t’i shërbej Trump-it

Rebelohet ambasadori, nuk dua t’i shërbej Trump-it

“Nëse ndonjëherë vij në situatë në të cilën nuk do të mund ta bëjë këtë, do të duhet të dorëhiqem. Ky moment sapo ka ardhur”, tha Feeley në vendimin e tij të publikuar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Panama, John Feeley, ka dhënë dorëheqje, pasi siç tha, ka ardhur koha që nuk mund t’i shërbejë më presidentit aktual Donald Trump, raporton AA.

“Në cilësi të një zyrtari të ri për punë të jashtme, pata nënshkruar betimin se do t’i shërbej besnikërisht në mënyrë jo politike presidentit dhe administratës së tij, madje edhe në situata kur nuk do të pajtohem me politika të caktuara. Siç më është thënë, nëse ndonjëherë vij në situatë në të cilën nuk do të mund ta bëjë këtë, do të duhet të dorëhiqem. Ky moment sapo ka ardhur”, tha Feeley në vendimin e tij të publikuar.

Përndryshe, Feeley është një diplomat karriere dhe një ish-pilot i marinës. Shtëpia e Bardhë tha se kishin marrë një informacione se Feeley ka dhënë dorëheqje për arsye private.

Mediat amerikane thonë se ambasadori dha dorëheqje nga shkaku i deklaratës së Trumpit, ku për refugjatët, të cilët vijnë në Amerikë nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës tha se “vijnë nga vende të ndyra”.

Related Posts

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që