Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak janë në kontakt telefonik me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me qëllim të uljen e tensioneve Kosovë-Serbi, pas vendosjes së reciprocitetit për targat, transmeton Kosova Post.
Nga burimet diplomatike mësohet se emisarët evropian po tentojnë mbajtjen e një takimi ‘urgjent’ Kurti-Vuçiq
“Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajçak është kthyer nga Beogradi dhe pas kthimit të gjitha përpjekjet tona kanë për qëllim uljen e tensioneve dhe kthimin në dialog,” i thanë Tanjug burime diplomatike në Bruksel.
BE, potencon se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë një dialog midis dy udhëheqësve që do të zhvillohej në Bruksel, dhe tema kryesore e të cilëve do të ishte zgjidhja e situatës aktuale në Kosovë.
Kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, qarqet pranë kreut të diplomacisë së BE -së theksojnë për Tanjug se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës janë në tryezë dhe se askush nuk i tërhoqi ato.sh.o./Kosova Post/