Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se ajo që po ndodh në Jarinjë është një provë e përgjithshme se si do të reagojnë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, transmeton Kosova Post.
Siç theksoi ai, pyetja këtu është se kush është tani mbikëqyrës i asaj që po ndodh. “Gjermania, SHBA, dikush tjetër, dhe heshtja është një shenjë miratimi, tha kreu i Asamblesë. Ata erdhën në veri të pa një njoftim, gjë që nuk u lejohet ta bëjnë … Ata duan të sjellin bashkësinë ndërkombëtare para aktit përfundimtar. Ata tashmë e kanë bërë këtë, dhe tolerimi i një situate të tillë politike çon në situata të tilla si në Jarinjë” tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai tha se njëjta situatë ishte edhe kuir filluan negociatat.
“Më lejoni t’ju kujtoj, kjo temë ishte aktuale edhe kur filluan negociatat në Bruksel, në tetor të vitit 2012. Thaçi dhe unë atëherë nënshkruam marrëveshjen, dhe thelbi i saj ishte formimi i Bashkimit të Komunave Serbe, i cili nuk është zbatuar deri më sot. Garancia e nënshkrimit të atëhershëm ishte Catherine Ashton dhe BE”, tha Daçiq për Kurir, ndërsa kujtoi një varg ngjarjesh që ndodhën dhe të cilat komuniteti ndërkombëtar i toleroi, si dhe atë që po ndodh tani.
“Futja e një takse 100 për qind, formimi e të ashtuquajturës ushtria e Kosovës, aplikimet për anëtarësim në UNESCO dhe bashkësi të tjera ndërkombëtare, gjykime të serbëve në të gjithë Kosovën”, kujtoi Daçiq.
Tutje ka thë Daçiq se Kurti po vepron sikur asgjë të mos kishte ndodhur para tij dhe unë thjesht nuk e di nëse ai është i ‘çmendur’ apo po e bën këtë me pëlqimin e dikujt.
“Ata nuk duan një marrëveshje. Dhe kjo ngjarje në Jarinjë është një provë e përgjithshme se si do të reagojnë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare – tha Daçiq.
Ajo që më acaron më shumë tha Daçiq është heshtja e madhe dhe këtu tek ne “ ju nuk keni reagime fare ….Është faji i Vuçiqit, Daçiqit … ju vetëm e dëgjoni këtë, por jo sugjerime se çfarë të bëjmë tutje”, tha Daçiq.sh.o./Kosova Post/