Koalicioni ‘Shpresa’ i përbërë nga Partia Demokratike e Serbisë, Lëvizja për Ripërtrirjen e Mbretërisë së Serbisë dhe 23 shoqata qytetarësh, dënuan sot vendimin e institucioneve të Kosovës për heqjen e targave serbe dhe kërkoi kundërmasë – ndalimin e kalimit të kufirit për të gjithë banorët e Kosovës me letërnjoftimin e Republikës sëKosovës”, transmeton Kosova Post
“Serbia duhet të tregojë më shumë vendosmëri dhe dinjitet në situata të tilla, dhe leja për të kaluar kufirin vetëm me kartën e identitetit të Serbisë do të prekë dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës që nuk e njohin vendin tonë dhe kanë nevojë të udhëtojnë në Evropën Perëndimore ose Serbi “, tha kandidati për president të Serbisë nga Partia Demokratike e Serbisë( DSS), Millosh Jovanoviq.
Presidenti i Lëvisjes për Ripërtrirjen e Mbretërisë( POKS), Zika Gojkoviq, tha se lëvizjet e tilla nga Prishtina kanë karakter politik ditor përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë.
Ju kujtojmë se sot Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) njoftoi policinë serbe se targat e automjeteve me targa të Serbisë do të konfiskohen, dhe tëzëvendësohen me targat provuese të Republikës së Kosovës, shkruan Danas..
“Çdo aktivitet që rrezikon serbët që jetojnë në Kosovë kërkon një përgjigje të ashpër nga organet tona shtetërore, sepse vetëm në atë mënyrë shteti tregon seriozitet, dhe qytetarët forcojnë besimin e tyre se është dikush që t’i mbrojë ata,” tha Gojkoviq.sh.o./Kosova Post/