Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, reagoi me rastin e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, ndërsa ka akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për keqinformim të serbëve në veri, transmeton Kosova Post.
“ Në vitin 2016, keni nënshkruar një marrëveshje mbi tavolinë me një afat prej pesë vjetësh, e cila sapo ka skaduar. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminogjenë në terren dhe listës suaj “satelitore” politike serbe. Ju bëj thirrje, Vuçiq, të mësoni një herë shtetësinë dhe të ndaloni dezinformimin e serbëve në veri, por t’u tregoni atyre të vërtetën personalisht. Ngjarjet e sotme janë pasojë e veprimeve tuaja që Prishtina po i përdor tani. Mjaft e destabilizuat komunitetin tonë me intriga e gënjshtra “, shkroi Rada Trajkoviq në Twitter.sh.o./Kosova Post/