Drejtori i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha sot se sipas marrëveshjes së mëparshme pesëvjeçare, afati për vlefshmërinë e targave “KS” për serbët në veri të Kosovës përfundoi më 15 shtator, por që përfaqësuesit të autoriteteve serbe luftuan në çdo mënyrë që kjo të zgjatet edhe për pesë vjet të tjerë, transmeton Kosova Post.
Petkoviq tha se për tv pink se përtej marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2016, Prishtina në mënyrë të njëanshme lëshoi një udhëzim administrativ në shtator 2020 që ndalon targat me regjistrimit “KS”, të cilat janë përdorur nga serbët në veri të Kosovës.
Petkoviq tha se në takimet në Bruksel, anëtarët e ekipit negociator të Prishtinës refuzuan të diskutojnë marrëveshjet e nënshkruara më parë.sh.o./Kosova Post/